Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka marrë sërish fjalën në Kuvend, pasi u largua nga foltorja.
Haradinaj tha se nuk është mirë që dikush të flasë pas shpine duke iu referuar ministrit Murati, i cili i ndërpreu fjalën në fillim.
Haradinaj është ndërprerë sërish por kësaj radhe nga deputetja e VV-së, Mimoza Kusari – Lila.
Haradinaj tha se është në rregull që po flet se është duke i folur përpara syve.
Të njëjtës i replikoi duke i thënë se edhe ajo do t’ia kthejë shpinën Kurtit siç ka bërë me subjektet e tjera ku ka qenë.
“Mimozë edhe ti ke me ia kthy shpinën këtij siç ua ke kthy të tjerëve. Folni perpara, mos folni pas shpine”, tha Haradinaj.