Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se me shqetësim e ka marrë lajmin për tërmetin që ka goditur qytetin Elazig në Turqi.
“Shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta ndaj shtetit turk, qytetarëve dhe familjeve të viktimave si dhe u dëshirojmë shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve nga kjo ngjarje tragjike. Mendimet dhe lutjet e mia janë me të gjithë qytetarët atje”.
“ Institucionet e Kosovës janë të gatshme për ndihmat e nevojshme humanitare përfshirë edhe njësitë operacionale nga FSK-ja. Në këtë tragjedi Kosova qëndron pranë shtetit mik, Turqisë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.