Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, ka thënë se është i vendosur në misionin për Kosovën 100% shtet të fortë në politikë, ekonomi dhe përkrah aleatëve të përjetshëm.
Këtë Haradinaj e tha në mbrëmjen e organizuar për fundvit nga partia që ai drejton, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
“Në pritjen e organizuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, për të shënuar këtë fundvit dhe rrugëtimin e gjatë në skenën politike të Kosovës.
Në mesin e shumë miqve, simpatizantëve, anëtarëve dhe mbështetësve të familjes së madhe AAK, duke rikonfirmuar edhe njëherë, vendosshmërinë dhe misionin e përbashkët, Kosovën 100 për qind shtet, të fortë në politikë, ekonomi dhe përkrah aleatëve të përjetshëm. Gëzuar 2020!”, ka shkruar ai.