Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka pranuar se në Qeverinë e tij ka shumë zëvendësministra.
“Janë shumë. E di, por numri i zëvendësministrave është reflektimi i konstelacionit të subjekteve politike që kanë bërë koalicionin qeveritar. Unë nuk mund të bëj gjë këtu, por premtoj se që nga janari i vitit që vjen, do të përpiqem që zëvendësministrat të paktën ta nxjerrin rrogën e vet.
Ai në vazhdim ka treguar Ligji për Qeverinë e Kosovës do të hartohet dhe do të hyjë fuqi ashtu që qeveritë pasuese të kenë kufizimi në emërimi e qeveritarëve tepricë.
Sipas Haradinajt numri i zv.ministrave në Qeverinë e kaluar, të Isa Mustafës ishte më i lartë, por që emrat nuk u bënë të ditur, emra që sipas tij ekzistojnë të dokumentuar.
“Nuk është lajm i mirë numri i madh i zv.ministrave, në fakt është ende nën numrin e qeverisë së mëhershme, diku 74 i ka pas para meje, por nuk është bë publik por janë të dhënat për këtë, por as kjo nuk është arsyetim, të ndiqen rregullat e tillë. Numrin e tillë nuk e kanë bërë të ditur por janë gjëra që ekzistojnë të dokumentuara”.