Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se është kënaqësi të dëgjohet se taksa 100 përqind ka ngritur prodhimin vendor.
“Kënaqësi e jashtëzakonshme të dëgjoj se taksa 100% ka ngritur prodhimin vendor dhe ka ofruar zgjedhje të produkteve të Kosovës.”
Haradinaj shtoi se gjatë qeverisjes së tij i është bërë zgjidhje temave të interesit nacional, duke iu krijuar hapësirë bizneseve t’i realizojnë idetë.
“Gjatë qeverisjes, u kemi dhënë zgjidhje shumë temave të interesit nacional, duke iu krijuar hapësirë bizneseve t’i realizojnë idetë dhe projektet e mëdha, që na bëjnë të gjithëve krenarë. Kënaqësi e jashtëzakonshme të dëgjoj se taksa 100% ka ngritur prodhimin vendor dhe ka ofruar zgjedhje të produkteve të Kosovës.