Haradinaj: Kërkesa e Qeverisë për të blerë raketa anti-tank Javelin do të konsiderohej sukses sikur të mos ishte i vonuar me vite

Prishtinë | 11 Jan 2024 | 18:51 | Nga Ekonomia Online

Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj ka reaguar pas lajmit se qeveria tashmë ka bërë kërkesë Shteteve të Bashkuara për të blerë raketa anti-tank Javelin.
Sipas Haradinajt, qeveria duhet dhënë llogari pse janë vonuar kaq shumë.

Postimi i plotë:
Po lexoj se si Kosova paska bërë kërkesë Shteteve të Bashkuara për të blerë raketa anti-tank Javelin. Lajmi do të konsiderohej sukses sikur të mos ishte i vonuar me vite!

Për informimin e opinionit publik, qysh në vitin 2018, në planin 10-vjeçar të zhvillimit të Ushtrisë së Kosovës, kanë qenë të dakorduara blerjet e sistemeve anti-tank, përfshirë edhe raketat Javelin dhe jo vetëm!

Kjo qeveri, sot nuk mund të krekoset pse paska bërë një kërkesë për blerje të këtij sistemi anti-tank, por duhet të japë llogari pse është vonuar kaq shumë! Duhet të japë përgjigje pse nuk ka përmbushur objektivat e dakorduara me planin 10-vjeçar të furnizimit të Ushtrisë së Kosovës me armatim të domosdoshëm, edhe pse i kanë tepruar dhjetëra milionë të parapara për blerje të armatimit dhe mjeteve të tjera logjistike për FSK-në!

Të ngjashme