Pas përfundimit të debatit rreth 9-orësh, kryeministri Ramush Haradinaj ka dalë edhe një në foltoren e Kuvendit. Ai iu është drejtuar të gjitha partive veç e veç, duke i falënderuar për debatin serioz.
Haradinaj ka kërkuar nga deputetët e Grupi i Deputetëve të Pavarur, por edhe nga VV-ja, që ta votojnë demarkacionin.
Haradinaj ka thënë se këtë raporti i Komisionit Shtetëror është materie e këtij vendi, që mund të jetë baza për korrigjim, ndërsa i ka lutur që ta ndihmojnë në emër të mundësisë së korrigjimit dhe të banorëve të zonës së Rugovës.
“Për LDK-në për hatër të banorëve dhe për hatër të partisë institucionaliste ju lutem ruajeni edhe raportin që është pjesë e Ligjit – nuk mendoj se ai raport ka për qëllim krijimin e kontradiktave, e ka vetëm një qëllim atë të korrigjimit”.
“Sa i përket PDK-së – jemi të gjithë këtu marrëveshja është në pikën e parë dhe nuk ka pësuar ndryshime”, theksoi kreu i Qeverisë.