Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se ka pasur disponim te miqtë ndërkombëtarë që Kosovës t’i shpërblehet heqja e taksës.
Ai ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e ka humbur mundësinë. Ai ka thënë se gjatë kohës sa ka qenë kryeministër e ka vërejtur këtë disponim.
“Edhe Uashingtoni edhe Berlini, por edhe Serbia kanë pas do kundëroferta, jo aq të sakta, por ka ekzistuar një ndjenjë e mirë, që në rast se Kosova e kthen tregun, me qenë e shpërblyer”, ka theksuar Haradinaj.
Kryetari i AAK-së ka thënë se ishte munduar t’ia sqarojë këtë gjë Kurtit kur i shkroi letër publike nga Uashingtoni. Por, sipas tij, ai nuk deshi të kuptojë.
“Unë u mundova t’i sqarojë këtë z. Kurti me një letër publike nga Uashingtoni. Me vetë faktin prej nga shkruaja, mundohesha t’i çoja porosi që nuk është koha të hiqet taksa”, ka thënë ai.
Haradinaj ka theksuar se Kurti e tregtoi taksën për reciprocitet. Sipas tij, kjo gjë ka qenë e gabuar.
Nuk ka pas nevojë që heqja e taksës të ndërrohet me reciprocitet, sepse reciprocitet është e drejtë e jona. Ajo ka mundur të bëhet kur të duam ne”, theksoi ai.
Në Qeverinë Hoti, që pritet të themelohet së shpejti, Haradinaj tha se vështirë është i vështirë kthimi i taksës.