Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj i ka drejtuar një letër të hapur kryeministrit Isa Mustafa dhe presidentit Hashim Thaçi.
Ai në letër ka thënë se po bëhet mashtrim nga Mustafa e Thaçi me ratifikimin e demarkacionit në Kuvend.
“Skenari i radhës i shumicës parlamentare, përkatësisht i Isës dhe Hashimit për Kufirin, është që ta fusin një fjali në marrëveshjen për kufirin, se gjoja kufiri mund të korrigjohet edhe pas ratifikimit në Kuvend. Ky është një mashtrim ordiner, sepse në Kuvendin e Kosovës nuk mund të ratifikohet asnjë version tjetër, përpos atij që është ratifikuar në Parlamentin e Malit të Zi. Kjo që po e përgatisin Isa dhe Hashimi, është mashtrimi më i fëlliqtë i mundshëm”, shkruan Haradinaj.
Ai më tej thotë se kufiri duhet të përcaktohet me kritere tjera, jov etëm mbi bazën e kadastrave dhe u thotë dy liderëve të shteti se mos ta bëjnë këtë gabim, pasi mallkojnë brezat që vinë.
”E dyta, asnjë debat mbi parimin kafastral të marrëveshjes për kufirin, nuk mund të prodhojë rezultat tjetër. Kufiri duhet të përcaktohet edhe në bazë të kritereve të tjera, e jo vetëm mbi bazën e kadastrave të falsifikuara. Thirrja ime për të gjithë ata që po duan ta legjitimojnë humbjen e 8 mijë e sa hektarëve tokë të Kosovës është: ‘Mos e bëni këtë gabim, sepse do t’iu mallkojnë brezat që vinë. Mos e bëni këtë tradhëti’!”.