Haradinaj: Kjo qeveri po e largon Kosovën nga aleatët e sigurisë

Prishtinë | 28 Shk 2024 | 20:21 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se Aleancën dhe grupin opozitar rreth saj qytetarët po e shohin si alternativë për një Kosovë stabile, të zhvilluar e pjesë të NATO-s.

Kështu ka thënë Haradinaj gjatë një bashkëbisedimi në Mollopolc të Shtimes.

“Qytetarët dita-ditës po e shohin Aleancën dhe grupin opozitar rreth saj si alternativë për një Kosovë stabile, të zhvilluar e pjesë të NATO-s. Pata kënaqësinë që sot të qëndroj në Shtime. Në Mollopolc, në pritjen që na bëri Metush Jusufaj, takova bashkëluftëtarë e miq, nder ta edhe Profesor Metush Nezirin. Në Reçak, në odën e familjes Bilalli gjetëm mikpritje të ngrohtë nga Maliq e Muhamet Billalli dhe shumë miq e bashkëluftëtarë”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se kjo qeveri po e largon Kosovën nga aleatët e sigurisë.

“Gjatë bashkëbisedimit ndamë shqetësimet tona për situaten e krijuar në vend dhe kahjen e rrezikshme që po i jep kjo qeverisje, duke na larguar nga aleatët tanë të sigurisë e duke rreshqitur nga synimi ynë jetik, anëtarësimi në NATO”, është shprehur Haradinaj.

Të ngjashme