Kryeministri Ramush Haradinaj tha se popujt e Ballkanit kanë pasur të kaluar jo të mirë, por tani jetojmë në paqe dhe duhet forcuar marrëdhënies mes nesh, raporton Ekonomia Online.
Haradinaj me rastin e hapjes së Qendrës Zhvillimore të malazezëve, shtoi Kosova është shtëpi e tyre dhe secili që jeton këtu duhet të ndjehet i tillë.
“Historia nuk ka qenë e lehtë për popujt e Ballkanit, por sot jemi në dritë e paqe jemi fqinjë dhe aleat, Kosova dhe Mali i Zi do jenë alet gjithnjë”.
Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, tha se kjo shtëpi tregon një mesazh të fortë për marrëdhëniet mes dy vendeve.
“Kam nder që të marrim pjesë ne këtë ngjarje të rëndësishme për malazezët e Kosovës, me vjen mirë që jeni në këtë prani të madhe që jep mesazhin e mirë për bashkëpunim mes dy shteteve dhe popujve qëllimi i kësaj qendre është i njohur dhe është ure lidhëse me vendin amë dhe kjo bën për mirëmbajtjen e vlerave kombëtare”, tha ai.
Ai tha se kjo qendër është urë lidhëse për Kosovën dhe Malin e Zi, raporton EO.
“Qendra është hallkë e fortë për lidhjen më të mirë të miqësisë mes Kosovës dhe Malit të Zi jam i bindur se me të njëjtin intensitet dy shtetet të japin përkrahje aktiviteteve tona në bazë të parimeve tonë demokratike”.
“Malazezët në Kosovë dhe shqiptarët në Mal të Zi janë dy shtylla që mbahet ura lidhëse mes dy shteteve po të mos jetë vetëm një urë e vogël”.
Udhëheqësi i Qendrës për Zhvillim të malazezëve në Kosovë, Skobodan Vujiçiq tha se ndjehet i lumtur dhe se shpreson që qendra do ndihmojë për zhvillimin ekomomik.
“Shpresoj se kjo do të jetë shtëpi e të gjithëve dhe Mali i Zi që të forcohet ekonomikisht më shumë në Kosovë“, tha ai.