Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në shënimin e Ditës Nacionale të Republikës Çeke.
Haradinaj, duke uruar Çekisë, Ditën Nacionale, ka thënë se Kosova është e përkushtuar për avancimin e marrëdhënieve bilaterale me Çekinë dhe fuqizimin e partneritetit në të gjitha fushat e interesit të përbashkët.
Postimi i plotë:
Kënaqësi të isha pjesë e shënimit të Ditës Nacionale të Republikës Çeke.
Përmes të Ngarkuarit me Punë në Ambasadën e Republikës së Çekisë në Kosovë, ambasadorit Pavel Bilek, i urova popullit dhe shtetit çek festën kombëtare me dëshirat më të mira për mirëqenie dhe prosperitet të vazhdueshëm.
Kosova është e përkushtuar për avancimin e marrëdhënieve bilaterale me Çekinë dhe fuqizimin e partneritetit në të gjitha fushat e interesit të përbashkët. RH.