Haradinaj: Kosova në NATO përmes Planit Aksional, hap që do të sjellë kthesën e madhe për sigurinë dhe ekonominë e vendit

Prishtinë | 09 Nën 2024 | 10:15 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka falënderuar qytetarët e Rahovecit për përkrahjen e dhënë në tubimin e djeshëm ku u prezantuan kandidatët për deputetë nga AAK nga dega e Rahovecit.

Ai foli për synimin kryesor që AAK tenton ta arrijë pas ardhjes në pushtet, pra anëtarësimin në Nato: “Kosova në NATO përmes Planit Aksional, hap që do të sjellë kthesën e madhe për sigurinë dhe ekonominë e vendit”.

Shkrimi i plotë:

“Mbështetje e madhe në Rahovec për kandidatët e Aleancës për deputetë. Banorët e Rahovecit po tregojnë përkushtimin e tyre për vizionin dhe angazhimin e AAK-së, duke qëndruar përkrah kandidatëve që garantojnë përfaqësim të fuqishëm në Kuvend. Kjo mbështetje është tregues i qartë i besimit që qytetarët kanë për programin e koalicionit të prirë nga AAK dhe synimin tonë për anëtarësimin direkt në NATO përmes Planit Aksional, hapi që do të sjellë kthesën e madhe për sigurinë dhe ekonominë e vendit.”, ka shkruar Haradinaj.

Të ngjashme