Haradinaj: Kosova ofron ambient të mirë ekonomik dhe rini shumë aktive

Prishtinë | 07 Mar 2018 | 11:42 | Nga

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim nënkryetarin e Komunës së Parisit, Christophe Girard, të cilit i kërkoi vazhdimin e mbështetjes së Francës për projektet zhvillimore të Kosovës dhe rrugën drejt integrimeve euroatlantike.

“Kosova është e përkushtuar që të vazhdojë bashkëpunimin bilateral me shtetin e Francës, si një prej partnerëve shumë të rëndësishëm të vendit, veçmas për ta vazhduar bashkëpunimin në projektet zhvillimore dhe kulturore, duke ofruar mbështetjen e plotë. Ne kemi resurse dhe ambient të mirë për planet e përbashkëta ekonomike dhe kulturore ”,tha kryeministri Haradinaj.

 Nënkryetari i Komunës së Parisit, Christophe Girard, i shoqëruar nga Ambasadori i Francës në Kosovë, Didier Chabert, shprehu përkushtimin për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, veçmas në fushën kulturore, duke përmendur projektet konkrete që tashmë kanë lidhur me disa komuna të vendit.

 “Kosova është shembull i ecjes historike drejt jetësimit të lirisë. Sot e shohim këtë vend me njerëz shumë aktiv, kreativ dhe plot jetë. Kjo është vlera juaj e çmuar”, tha nënkryetari i Komunës së Parisit, Christophe Girard.

 Kryeministri Haradinaj tha se Kosova është mirënjohëse për ndihmën e dhënë nga Franca në rrugën historike të vendit dhe se qeveria që ai drejton do të vazhdojë përkushtimin për një partneritet të qëndrueshëm me shtetin e Francës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme