Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AKK), Ramush Haradianj tha se kryeministri Albin Kurti është njeriu e spiuni i shtetit serb, raporton Ekonomia Online.
Kështu u shpreh ai, pas raportimeve se terroristi Milan Radojiçiq ka pasur gisht në vendimin për pagat minimale, nga ku dhe janë përjashtuar pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Kurrë, hera e parë në historinë e Kosovës, që është bashkuar vota e shqiptarëve me serbë në Listën Serbe kundër UÇK-së, është Albin Kurti”.
“Dhe po ashtu është vërtetuar se për këtë votë, janë marr vesh pas shpinës së Kosovës. Nëse edhe kësaj nuk ia dimë emrin si quhet, kush para këtyre njerëzve në Kosovë se ka bërë këtë, kjo tregon se Kosovën e udhëheq njeriu i Serbisë, spiuni i Serbisë”.
LEXONI EDHE: