Serbia është një elefeant që nuk ngopet kurrë, ka thënë kryeminsitri në detyrë, Ramush Haradinaj.
Ramush Haradinaj ka kritikuar qasjen e deritanishme të Kosovës ndaj Serbisë, duke lëshuar pe për vite për të mos korrur asnjë rezultat.
Ai ka thënë se kjo qasje ka ndryshuar me qeverisjen e tij dhe do të ndryshojë edhe më shumë nëse ai është në Qeveri.
Haradinaj ka thënë se përkundër fatit të tij personal, nuk do ta dorëzojë Kosovën kurrë te Serbia.
“A e kam fatn e Shkëlzenit, a të Adem Jasharit a të Adem Demaçit, nuk e dorëzoj Kosovën te Serbia. Kurrë”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ka thënë se Hashim Thaçi ka provuar me vite që të bëhet i mirë me të gjithë, por e gjitha që ka përfituar janë fotografitë.
“Serbia ka me të mbajtë kështu sa më gjatë, ka me të shnukë dhe s’ka me thënë boll kurrë. E ka provu Hashim Thaçi boll me u bë i mirë, me atë e me këtë, po çka ka bë në fund. Ende i bën do syreta me të. Nuk kemi nevojë me e përsëritë edhe një herë të njëjtin gabim”, ka thënë ai
Haradinaj ka thënë se politikanët kosovarë po marrin vetëm lavdata si “djem të mirë” por asgjë më shumë.
“U mytën t’u na thanë “nice guys, nice guys” në fund kurgjë”, ka theksuar ai.