Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është shprehur mjaft i gëzuar për fitorën e Nora Gjakovës, në Tbilisi të Gjeorgjisë.
Xhudistja Nora Gjakova ka arritur të fitojë medaljen e artë në Grand Prix.
Me këtë rast i pari i ekzekutivit ka shkruar në rrjetet sociale.
“Nora Gjakova, e pamposhtur edhe në Grand Prix Tbilisi të Gjeorgjisë. Krenar për nderin që po i sjellin vendit brezi ynë i artë në xhudo. Të lumtë, Nora”
RH