Haradinaj kritikon: Albini tha taksa s’është politikë e imja, Vjosa e heq për 5 minuta, Kadria e suspendoj menjëherë

Gjilan | 01 Tet 2019 | 20:38 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj, para qytetarëve të Gjilanit tha se përmes zhvillimit ekonomik synon të depërtojë edhe në Luginë të Preshevës.

“S’ka asnjëherë që nuk e ndiejmë borxhin për bashkëatdhetarët jashtë kufijve të Kosovës. Ne e dimë që ata që jetojnë në Luginë presin shumë gna ne.

“Ne e kemi kthyer dashurinë për atdheun, besnikërinë dhe sakrificën në plane pune. Nga ne, ata që kanë qenë në gjendje të vdesin dhe që kanë qëndruar përballë furtunave, e kemi kthyer në plan veprimi në arsim, shëndetësi, zhvillim ekonomik dhe që t’i kryejmë të gjitha detyrat që i kemi para vetes”.

“Depërtimi dhe arritja deri te vëllezërit dhe motrat tona në Luginë do ta bëjmë përmes zhvillimit ekonomik. Duhet të mendojmë edhe për pjesën andej”.

“Shikoni në çfarë dimensionësh ka depërtuar plani ynë qeverisës. Kur ju them se do të rriten pagat 10 % , skema pensionale, shtesat e fëmijëve e të tjera dhe këto nuk janë vetëm premtime”.

Haradinaj edhe në Gjilan përmendi vendimet e tij të qeverisjes së kaluar me të cilat po mburret.

“Para dy viteve Kosovës i është dhënë një projeksion që ne duhet të kënaqim një proces të dialogut për të fituar një mëshirë nga Serbia.Nuk është mirë të kthehemi në atë kohë. Serbia ia quan dy vjet të njëanshme të Kosovës dhe për këtë ka të drejtë sepse ushtria dhe Trepça janë mbrojtur në mënyrën e duhur”.

Haradinaj komentoi edhe fjalët e kundërkandidatëve të tij për të vendimet që ai i ka marrë.

“Kolegët e mi politikë që besoj se nga mosdija sepse nuk është që s’e duan të mirën e këtij vendi dhe të fëmijëve të tyre por nga mospërvoja, mosdija apo mungesa e vizionit të tyre politik e kanë marrë një kurs të gabuar deri te një rrugë shumë e shkurtë e që është qorrsokaku”.

“Ata shumë shpejt kanë ofertuar një lloj rigoroziteti me reciprocitet. Pra heqjen e taksës me reciprocitet. Janë nxituar ende pa i marrë përgjegjësitë”

“Albini tha se taksa nuk është politikë e imja, Vjosa tha e heq për 5 minuta e Kadria tha se e suspendojmë menjëherë. Ne po mbesim pa instrumentet e nevojshme, pa kundërvlerat e nevojshme për të marrë njohje”.

“Ne ia mundësojmë Kosovës me votën për 119 që t’i ratifikojë këto vendime dhe që të fokusohemi në punë për mos u kthyer prapa”.

Të ngjashme