Haradinaj kritikon ashpër qeverinë për çmimin e rrymës e shtesat e policisë

Prishtinë | 29 Mar 2025 | 21:42 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar ashpër pas miratimit që i dha Qeveria e Kosovës rritjes së çmimit të energjisë.

Haradinaj e ka cilësuar këtë veprim si të papranueshëm dhe në dëm të qytetarëve.

Ai gjithashtu ka kritikuar ashpër Qeverinë për mos pagesën e orëve shtesë për policët.

“Nuk është qeveri e Kosovës ajo që në mesnatë pajtohet për rritje të çmimit të energjisë, e për dritë të diellit pajtohet t’u mohohet paga e orëve shtesë të policisë. Kjo është një qeveri satelit i Serbisë,” ka shkruar Haradinaj në profilin e tij zyrtar në “Facebook”.

Të ngjashme