Haradinaj: Krusha e Madhe dhe e Vogël u bën dëshmitare të një prej akteve më të rënda të shtetit serb

Prishtinë | 26 Mar 2026 | 13:02 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në 27-vjetorin e masakrës në Krushë të Madhe dhe në Krushë të Vogël, ka thënë se këto dy fshatra u bën dëshmitare të një prej akteve më të rënda të shtetit serb.

Haradinaj, përmes një postimi në profilin e tij ën rrjetin social Facebook ka shkruar se regjimi gjenocidal kreu një krim të planifikuar, duke ekzekutuar pa mëshirë 350 civilë të pafajshëm, gra, pleq, fëmijë dhe të rinj.

Postimi i tij i plotë:

Në fund të marsit 1999, Krusha e Madhe dhe Krusha e Vogël u bënë dëshmitare të një prej akteve më të rënda të shtetit serb. Ato ditë, regjimi gjenocidal kreu një krim të planifikuar, duke ekzekutuar pa mëshirë 350 civilë të pafajshëm, gra, pleq, fëmijë dhe të rinj.

Në këtë përvjetor, me kryetarin Smajl Latifi damë dhimbjen me familjarët që humbën më të dashurit e tyre, një plagë që mbetet e gjallë në kujtesën tonë kolektive.

Kujtojmë me dhembje edhe 49 martirët e familjes Berisha nga Suhareka, të vrarë mizorisht nga forcat serbe, nga fëmijët e vegjël deri te më të moshuarit, një familje e tërë u përball me një akt barbarie që tronditi ndërgjegjen njerëzore.

Të njëjtin terror e përjetuan edhe 23 shqiptarë nga Landovica e Prizrenit dhe fshatrat përreth, të ekzekutuar pamëshirshëm vetëm pse ishin shqiptarë, në tokën e tyre.

Këto krime mbeten plagë e hapur e historisë sonë dhe thirrje e përhershme për drejtësi. Kujtesa për ta na obligon që të mos harrojmë kurrë dhe të kërkojmë pa u ndalur që kriminelët të marrin dënimin e merituar.

Të ngjashme