Haradinaj: Kryetari i Qeverisë po i nëpërkëmbë vlerat e luftës, ne që e deshëm lirinë s’kemi qenë kurrë më të fortë

Prishtinë | 30 Dhj 2023 | 10:16 | Nga Flutura Sogonjeva Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, tha se po mos të ishin luftëtarët e lirës, veteranët Kosova nuk do të ishte e lirë, madje tha se edhe liria nuk është e sigurtë nëse nuk vlerësohen e nderohen ata që e bënë atë realitet, raporton Ekonomia Online.

Ish-kryeministri Haradinaj pas vizitës që u bëri përfaqësuesve të kategorive të dala nga lufta për nder të Ditës së Veteranit, shtoi se kjo kategori është keqpërdorur që nga paslufta.

Sipas tij, kryetari i Qeverisë po i nëpërkëmbë vlerat e luftës, duke i dashur më shumë vlerta e të tjerëve. Ai madje tha se kryeministri po i poshtëron e fyen edhe policët e ushtarët e po gjen arsyeje që mos të merret me ta.

Por ish-komandantit i Zonës së Dukagjinit u shpreh i bindur se atë që e deshën lirinë janë më të fortë se kurrë.

“E kam nderi që të jem në zyrën e organizuar e dal nga lufta. Në Kosovë kanë ndodhur shumë padrejtësi pas luftës, një nga padrejtësitë është edhe lakmi, apo marrja me emrin e veteranit iu siguroj se nuk do të ishim në liri, do të ishim nën njerëzit e Arkanit, pa veteranët pa ata që kanë luftuar. Edhe liria jonë nuk është e sigurt nëse ne nuk i vlerësojmë dhe nderojmë si duhet  vlerat e lirisë”.

“Për fat të keq kemi mbërri në një kohë kur kryetari i Qeverisë është më i dashur me vlerta e të tjerëve se me vlerat e veta, me vlerat e lirisë së vet, me UÇK-në, me ushtrinë e vet me policinë e vet, në secilën situatë ai gjen arsyeje me i poshtëruar, me i  nëpërkëmbë, e fyer. Unë besoj që kurrë më të fortë nuk kemi qenë, ata që i duna vlerat e lirisë që e duan atdheun, kurrë më të fortë nuk kemi qenë”.

Kurse Kryetari i Shoqatës së familjeve të dëshmorëve të luftës së UÇK-së, Xhavit Jashari, tha se Qeverisë së Kosovës është anit-UÇK dhe kryeministri Albin Kurti, ka shkel mbi gjymtyrët e invalidëve dhe po shkel çdo ditë mbi gjakun e dëshmorëve.

“Ne qëndrojmë me qëndrime tona edhe ndaj Gjykatës Speciale e cila pamëshirshëm me pretendime, shpifje dhe gjithë ato që po i bën ndaj luftës dhe krerëve të saj por gjithsesi shprehem shqetësimet tona edhe ndaj kësaj qeverie e cila prej që është dhe është e vetmja qeveri pasluftës që është Qeveri anti-UÇK”.

“Çdoherë prej që është kryeministër Albin Kurti dhe vartësit e tij, përpjekjet e vazhdueshme i ka bërë për të goditur luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke mohuar të drejtat këtyre kategorive dhe ne e diskutuar dhe në  vitin 2024, presim edhe interpretimin e Kushtetueses që goditi veteranët duke i hequr nga paga minimale dhe ne do të organizohemi për të kundërshtuar çdo padrejtësi që i bëhet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ju e dini që ka bërë shkelje ligjore duke ia mohuar familjeve të dëshmorëve, invalidëve të luftës, pensionin e pleqësisë dhe kontribut-dhënës padrejtësisht dhe ne u kemi bërë thirrje dhe po iu bëjmë edhe sot”.

“.. tu drejtohen organeve të drejtësisë sepse e fitojnë, sepse është vërtetuar, është saktësuar që është shkelje e ligjit dhe nga një nen i një ligji, gabimisht, ose nuk do ta kuptoj, ose e bën qëllimisht e bën, prek edhe në ligjin e veçantë, siç është ligji për kategoritë e luftës. Ka shkel mbi gjymtyrët e invalidëve, po shkel çdo ditë mbi gjakun e dëshmorëve por mendoj që bashkërisht që në vitin 2024, do t’i themi stop jo vetëm këtij kryeministri por çdokujt që bën përpjekje për të njollosur dhe atakuar luftën e UÇK-së ”.

Të ngjashme