Haradinaj kujton 86 martirët e rënë në Kralan: Një popull që harron njerëzit e vet të martirizuar është i dënuar t’i përsëritet historia

Prishtinë | 02 Pri 2023 | 12:58 | Nga Ekonomia Online

Keru i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj, ka kujtuar tetëdhjetë e gjashtë martirët e rënë në Kralan të Gjakovës 24 vjet më parë.

Haradinaj tha se forcat barbare ekzekutuan djem dhe burra të pafajshëm.

Ndër të tjera i pari i AAK-së bëri të ditur se një popull që harron njerëzit e vet të martirizuar është i dënuar t’i përsëritet historia.

“Sot, nderojmë dhe kujtojmë tetëdhjetë e gjashtë martirët e rënë në Kralan, në 24-vjetorin e pavdekësisë.

Ishte 2 prilli i vitit 1999 kur në Kralan të Gjakovës forcat barbare ekzekutuan djem dhe burra të pafajshëm, nga grupi që kishin braktisur vatrat e tyre për t’u shpëtuar krimeve serbe që kishin përfshirë tërë Kosovën.

Një popull që harron njerëzit e vet të martirizuar është i dënuar t’i përsëritet historia, prandaj sot e gjithmonë do t’i kujtojmë ata që u flijuar për këtë tokë. Liria e Kosovës mban emrin e secilit prej tyre”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Të ngjashme