Sot janë mbushur 24 vjet nga rënia heroike e dëshmorëve Hyzri Talla, Afrim Maliqi dhe Ilir Durmishi.
Ish-komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit dhe njëherësh kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar dëshmorët Hyzri Talla, Ilir Durmishi dhe Afrim Maliqi, në përvjetorin e rënies së tyre.
Haradinaj tha se përulet para veprës së tyre në shërbim të Atdheut dhe kombit.
“Hyzri Talla, Ilir Durmishi dhe Afrim Maliqi, intelektualë e luftëtarë, 24 vjet më parë, ranë për të realizuar ëndrrën tonë shekullore për liri. Përulemi para veprës së tyre në shërbim të Atdheut dhe kombit.
Lavdi e përjetshme”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.