Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar Enver Zymerin në 10-vjetorin e rënies heroike.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se mbrojtja e sovranitetit dhe integritetit, rendit dhe ligjit, për Enver Zymerin ishin përtej jetës së tij.
“Dhjetë vjet nga rënia heroike e pjesëtarit të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Enver Zymeri. Mbrojtja e sovranitetit dhe integritetit të vendit, siguria e qytetarëve dhe mbrojtja e rendit dhe ligjit, për Enverin ishin përtej jetës së tij. Kosova dhe qytetarët e saj do të kujtojnë përgjithmonë me respekt dhe përulje heroin Enver Zymeri”, ka shkruar Haradinaj.