Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar heroin e kombit Mujë Krasniqin dhe të rënët e tjerë në 25-vjetorin e përjetësimit.
Haradinaj ka thënë se vendosmëria e tij është e gdhendur në historinë dhe kujtesën e shqiptarëve.
“Porosinë e luftës për liri, komandant Kapuçi, e përhapi çdokund. Vendosmëria dhe trimëria e tij, janë të gdhendura në historinë dhe kujtesën e shqiptarëve”, ka thënë Haradinaj.
Postimi i plotë:
Në 25-vjetorin e përjetësisë, kujtojmë Heroin Mujë Krasniqi dhe 40 bashkëluftëtarët e tij.
Porosinë e luftës për liri, komandant Kapuçi, e përhapi çdokund. Vendosmëria dhe trimëria e tij, janë të gdhendura në historinë dhe kujtesën e shqiptarëve.
Mujë Krasniqi, i këndoi lirisë, e në kërkim të saj bashkë me trimat ranë tek kufiri që nuk ekziston më. Vepra e tyre madhore na shërben si udhërrëfyes në punën tonë të përditshme në forcimin e shtetit dhe ngritjes së mirëqenies së qytetarëve.
Lavdi e përjetshme!