Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, ka kujtuar ideatorin e lëvizjes kombëtare për liri e pavarësi, Jusuf Gërvallën, në 76-vjetorin e lindjes së tij.
Haradinaj ka thënë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës e gdhendi në emblemën e saj emrin e tij, si një liridashës të paepur të kauzës kombëtare.
Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Facebook.
Postimi i plotë:
“Në 76- vjetorin e lindjes, kujtojmë ideatorin e lëvizjes kombëtare për liri e pavarësi, Jusuf Gërvalla, idetë e të cilit u jetësuan nga populli shqiptar. Ushtria Çlirimtare e Kosovës, e gdhendi në emblemën e saj emrin e tij, si një liridashës të paepur të kauzës sonë. Vizioni i tij për Kosovën, u realizua. Urime ditëlindja Jusuf”