Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar takimin e tij më të ‘rëndësishëm’ të karrierës së tij politike.
Gjashtë vjet më para Haradinaj u takua me Sekretarin mmerikan të Mbrojtjes, James Mattis, i cili ia dha “aminin” për krijimin e Ushtrisë së Kosovës.
“Arritjet tona si shtet janë fryt i ndërtimit të raporteve të ngushta e të sinqerta me miqtë tanë perëndimorë, në veçanti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aleatin tonë më të madh. Sot, bëhen 6 vjet nga një ndër takimet më të rëndësishme të karrierës sime politike, takimi me Sekretarin Amerikan të Mbrojtjes, James Mattis. Në këtë takim, Sekretari Mattis, i tha PO insistimit tim për krijimin e Ushtrisë së Kosovës, një hap kyç drejt forcimit të sovranitetit dhe sigurisë së shtetit tonë. Mirënjohje ndaj ShBA dhe Sekretarit Mattis për mbështetjen e pakursyer!”, shkruan Haradinaj në facebook.