Haradinaj kujton luftëtarin Shaban Lajqi në 20-vjetorin e vdekjes së tij

Prishtinë | 10 Kor 2026 | 11:24 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj ka përkujtuar luftëtarin Shaban Lajqi-Mixha, në 20-vjetorin e vdekjes së tij, raporton Ekonomia Online.

Përmes, një postimi në profilin e tij në Facebook, Haradinaj ka shkruar se Lajqi mbetet gjithmonë i gjallë në kujtimet tona dhe në historinë e ditëve të lavdisë së luftës çlirimtare.

Postimi i tij i plotë:

Shaban Lajqi – Mixha, luftëtar i dalluar, mjeshtër i armatimit, i afërt dhe i dashur për bashkëluftëtarët, mbylli sytë 20 vjet më parë, por ai mbetet gjithmonë i gjallë në kujtimet tona dhe në historinë e ditëve të lavdisë së luftës çlirimtare.

Kam pasur nderin ta kem pranë në vijat e frontit, ku me trimërinë e tij u bë mbështetje për secilin prej nesh.

Lavdi jetës dhe veprës së tij!

Të ngjashme