Haradinaj kujton Masakrën e Srebrenicës: Ne i kuptojmë më së miri vuajtjet e boshnjakëve

| 11 Kor 2020 | 11:20 | Nga

Kryetari i Aleancws pë Ardhmërinë e Kosovë (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar Masakrën e Srebrenicës.

Ai ka thënë se kujtojmë me respekt jetët e humbura të fëmijëve, grave, të moshuarve e njerëzve të pambrojtur.

Haradinaj ka shtuar se plagët e asaj kohe janë akoma të hapura dhe se krimi ka mbetur akoma i pandëshkuar.

Duke shtuar se e njëjta ndodhi me popullin e Kosovës, Haradinaj thekson se ne bashkëndjejmë me popullin boshnjak dhe se i kuptojmë më së miri vuajtjet dhe përjetimet e tyre.

Shkrimi i plotë i tij:

Njëzetepesë vite kaluan nga Masakra e Srebrenicës.

Regjimi i Millosheviqit, një regjim mizor që realizoi projektet shoviniste me dhunë e gjenocid, la njolla të pashlyera në ndërgjegjien njerëzore.

Kujtojmë me respekt jetët e humbura të fëmijëve, grave, të moshuarve, njerëzve të pambrojtur e pa asnjë faj.

Plagët janë të hapura. Krimi edhe më tutje ka mbetur i pandëshkuar dhe i pa cilësuar ligjërisht. E njëjta ndodhi edhe me popullin e Kosovës. Prandaj, duke bashkëndjerë me popullin boshnjak, i sigurojmë ata, se ne i kuptojmë më së miri vuajtjet dhe përjetimet e tyre.

https://www.facebook.com/179643115493444/posts/1903530583104680/?d=n

Të ngjashme