Haradinaj kujton masakrën në Abri të Epërme

Prishtinë | 26 Sht 2020 | 09:22 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kujtuar masakrën në Abri të Epërme në 22-vjetorin e saj. 

Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se Kosova pa paguar shtrenjtë okupimin, me spastrim etnik e shkatërrime. 

“Kosova e pagoi shtrenjtë okupimin, me spastrim etnik e shkatërrime, që nuk janë asgjë krahasuar me humbjet njerëzore”, ka shkruar Haradinaj. Ai ka thënë se do të qëndrojnë gjithmonë pran familjeve që humbën të dashurit në këtë masakër, dhe do të kërkojnë drejtësi deri në fund. “Sot në njëzetedy vjetorin e masakrës në Abri të Epërme, kujtojmë martirizimin e familjes Deliu, të cilët nuk u kursyen, pa dallim moshe, që nga foshnjat e deri te pleqtë. Ata ishin të pafajshëm, por askush nuk u dënua për vrasjen e tyre. Ne do të qëndrojmë gjithmonë pranë familjeve që humbën të dashurit, e do kërkojmë drejtësi deri në njeriun e fundit”, është shprehur Haradinaj.

https://www.facebook.com/179643115493444/posts/2111793242278412/?extid=f9AQGG9CFMY5xICC&d=n
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme