Haradinaj kujton sulmet e 11 shtatorit: Ishim dhe do të jemi përherë krah Amerikës

Prishtinë | 11 Sht 2023 | 10:12 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga bashkëpartiak ka bërë homazhe te pllaka përkujtimore “Kosova kujton” në 22-vjetorin e sulmeve terroriste në ShBA, raporton Ekonomia Online.

Nga aty, Haradinaj tha se populli i Kosovën vazhdon të qëndrojë përkrah ShBA-së.

“Populli i Kosovës, të zgjedhur dhe institucionet e Kosovës dhe shqiptarët kudo që jemi bashkëndjejmë me popullin amerikan, jo vetëm në këtë ditë të përvjetorit të sulmeve terroriste në tokën amerikane, në një tokë që e mbrojti lirinë tonë e demokracinë në krejt botën”.

“Bashkëndjejmë me familjet që humbën të afërmit e tyre në këtë tragjedi, me kombin dhe shtetin amerikan”.

“Ishim dhe do të jemi përherë krah Amerikës, për demokraci dhe paqe në botë”, tha Haradinaj.

Të ngjashme