Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj i është refuzuar viza për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Ai kishte planifikuar që me datën 11 janar të ishte prezent në qytetin Loëa, ku ishte i ftuar nga komandanti i Gardës Kombëtare, Timothy E.Orr.
Po ashtu kryeministrit i Kosovës dhe bashkëshortja e tij nuk do të marrin pjesë as në Lutjet e Mëngjesit, ftesë të cilën e bën Komiteti i Pritës i Kongresit amerikan e të cilat fillojnë në ora 07:30.
Në vend të kryeministrit të Kosovës do të marrë pjesë zëvendëskryeministri i Parë, njëherësh Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli.
Politologu Gurakuç Kuçi në një prononcim për portalin Arbresh.info ka thënë se zakonisht dhënia e vizave diplomatike bëhet brenda dite, e sidomos kur e është fjala për një kryeministër.
“Zakonisht dhënia e vizave diplomatike bëhet brenda dite, e sidomos kur e kemi fjalën për kryeministër, president apo nivele të tjera të larta dhe nuk vjen në shprehje refuzimi kur kemi të bëjmë me vende aleate, mike apo marrëdhënie si Kosova me SHBA-në” ka thënë ai.
Sipas tij, refuzimi i vizës për Haradinaj nuk është i thjeshtë.
“Refuzimi i vizës për Haradinaj nuk ishte thjeshtë ndonjë mesazh por edhe fyerje ndaj tij”, u shpreh Kuçi.
Ai me tej shtoi se Haradinaj nuk ka një mikëpritje nga SHBA-ja pasi nuk qëndron pro politikave të tyre.
“Kjo nënkupton se Haradinaj nuk ka një mirëpritje nga SHBA-ja pasi nuk qëndron pro politikave të tyre, dhe një goditje e tillë jo vetëm që ftohë marrëdhëniet SHBA – Qeveria Haradinaj, por është një grusht diplomatik për rrëzimin e qeverisë. Këtë grusht diplomatik nga SHBA-ja e shfrytëzoi për poenë politik mjaft mirë Kadri Veseli me deklaratën që nuk është pro shfuqizimit të ligjit për Gjykatën Speciale”, tha Kuçi.
Kryeministri Haradinaj dje gjatë ditës ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook telegramet e urimit nga presidenti amerikan Donald Trump dhe sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson.
Në postimin e tij Haradinaj ka thënë se marrëdhëniet me ShBA-të vazhdojnë të jenë të mira.
Mirëpo, këto telegrame urimi janë dërguar para festës së Vitit të Ri dhe të njëjtat u dërgohen të gjithë kryeministrave të botës.
Ndërkohë Haradinajt nuk i është kthyer përgjigje për vizën që më shumë se një muaj.
Në lutjet e Mëngjesit të vitit të kaluar ka marrë pjesë edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.
Po ashtu ai në këtë ceremoni ishte takuar edhe me presidentin e SHBA-ve, Donald Trump.