Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se mbështetja e partisë së tij ndaj mocionit të LDK-së, është tërësisht parimore dhe se ka të bëj me braktisjen e Qeverisë Kurti që ia bëri taksës.
Haradinaj ka thënë se Kurti nuk i ka respektuar këshillat e thirrjet e tij.
Ai ka thënë po që se Kurti do ta mbronte taksën, AAK do të ishte me të në ditën e mocionit.
Po ta kish mbrojtë zoti Kurti taksën, do ta isha me të në ditën e mocionit. Ai nuk ka marrë parasysh letrat tona, lutjet tona. E ka heqë taksën pa nder dhe pa kundërvlerë”, ka thënë Haradonaj në TV Dukagjini.
Haradinaj tha se pas vendimit për heqjen e taksës, e ka rrëzuar me shumë qejf këtë qeveri.
“Më 20 mars e ka heqë taksën taksën për lëndën e parë, e me pikën e tretë të vendimit e ka obligu veten me heqë në tërësi më 1 prill. Këtë qeveri e kam rrëzu me shumë gëzim”, ka thënë ai.