Haradinaj: Kurti e ka përcjellë luftën prej Prishtinës

Prishtinë | 27 Sht 2023 | 22:24 | Nga Ekonomia Online

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se qeveria e ka lehtë me bë luftën, sepse në terren i dërgon policët e ushtarët, por “ndryshe është kur lufton vetë”.

Ai tha se kryeministri Albin Kurti “luftën” e të dielës në Banjskë e ka përcjellë nga Prishtina.

“Këta e kanë lehtë me bo luftën se këta rrijnë në zyre të veta, i çojnë policët e ushtarët atje, ndryshe është kur lufton vetë…Edhe vetë jam ra në plagët e luftës, kam humb njerëz….Lehtë është për ta me çu dikënd në luftë, shumica e deputetëve nuk e kanë njohur Afrim Bunjakun veç kur ja kanë ni emrin, mos të harrojmë se gjithë ata janë familjarë të dikujt”, tha Haradinaj në Pressing, në T7

“Suksesin që mundesh me arritë me politikë, pse po don me dëshmu që ti je i zoti vetëm, kur mundesh mi kry punët me aleatët”, tha ai duke ritheksuar se nuk duhet bërë luftë në asnjë mënyrë.

“Albini luftën e ka përcjellë prej Prishtinës. Xhelal Sveçla s’ka shku me armë atje, ka shku masanej masi ja kanë kriju sigurinë, edhe drejtori i përgjithshëm më vonë ka shku”, u shpreh Haradinaj.

“Nuk duhet me bë hajgare me tema të sigurisë dhe i apeloj për kujdes”, u shpreh ai.

Të ngjashme