Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka quajtur kryeministrin Albin Kurti “good guys”, raporton Ekonomia Online.
Duke folur në Kuvend për shtyrjen e zbatimit të reciprocitetit me Serbinë, Haradinaj ka thënë se Kurti ka hyrë në qorrsokak dhe se janë detyruar ndërkombëtarët t’i tërheq pjesëtarët e Policisë.
Madje ai ka thënë se më të respektuar janë kriminelët në veri se sa Kurti.
“Është marrë që çdo herë kur Kosova është nisur në veri me u kthyer mbrapa, vetëm me këtë ‘good gays’. Nuk ka ndodh në asnjë Qeveri vetëm me VV-në. E vetmja dalje është kthej fuqitë tua, menaxhoi dhe jepju vullnet atyre djemve me Ligjin e Pagave”.
“Më të respektuar janë kriminelët në veri sesa ti. ‘Good gays’ mundesh me qenë kur të shkon përpara e jo kur të kthehesh. Më mirë do të ishte të shkonte në ShBA e të përfundonte marrëveshja me Serbinë njëherë e mirë. Nuk je duke punuar vetëm për vete, por për vendin”, tha Haradinaj.