Ish-kryeministri, Ramush Haradinaj, tha se kryeministri Albin Kurti në vazhdimësi ka kultivuar mosbesim ndaj aleatëve e sidomos ShBA-së, raporton Ekonomia Online.
Ai madje ka shtuar se Kurti i ka mashtruar të gjithë, e po vazhdon që t’i mashtrojë edhe aleatët. Haradinaj i ka ftuar deputetët që ta shkarkojnë këtë Qeveri.
“Në vazhdimësi e ka kultivuar një mosbesim te aleatët e sidomos te aleati jonë ShBA e në disa raste i ka ngjarë Lavrovit. Si Qeveri për shkak të pabesive po ndodhin këto dëme e po ndodhin këto ndëshkime. Kryeministri Kurti ka nxitë poshtërim të të gjitha figurave të krijuara me mund”.
“I mashtronte të papunët, i mashtronte të punësuarit, e kryeministri po vazhdon t’i mashtrojë aleatët tanë, garantët e sigurisë sonë dhe shikoni se mashtrime e tij janë rrezik i garanci sonë. Është detyrë e jona që të logjikojmë se çfarë po na ndodh se a duhet të vazhdojë pabesia në aleatët tanë. Kush përfiton nga pabesia ndaj aleatët tanë përveç Putinit. Të shkojmë në mocion e mos të lejojmë që të shkojmë në pabesi të radhës, por ta shkarkojmë këtë Qeveri”, tha Haradinaj.