Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se shkarkimi i kryeministrit Kurti është “urgjencë kombëtare”.
Haradinaj ka renditur fushat në të cilat ai thotë se kryeministri Kurti ka dështuar, e këtu përmend edhe prishjen e raporteve me aleatët.
Kreu i AAK-së e akuzon po ashtu Kurtin për korrupsion e hajni.
Në këtë mënyrë, sipas liderit të AAK-së, “Kurti i kapun në pabesi dhe i dënuar prej tyre, po kërkon shpëtim te kriminelët në veri”.
“I zbuluar dhe i kapun në mashtrim. I humbur në qeverisje dhe i pashpresë për ekonomi, arsim e shëndetësi;
I zhytur në korrupsion dhe i kapun në hajni;
I pabesueshëm për aleatët euroatlantikë;
I kapun në pabesi dhe i dënuar prej tyre, Kurti po kërkon shpëtim te kriminelët në veri;
S’e shpëtojnë as ata, s’e ka drejtësi për të gjithë dhe ka për të pasur për popullin e shumëvuajtur të Kosovës edhe nga e keqja Kurti.
Prandaj shkarkimi i Kryeministrit dhe Qeverisë, është urgjencë kombëtare!”, shkruan Haradinaj.
Kujtojmë se, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka iniciuar mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Kurti si përgjigje për veprimet e saj për veriun e vendit, pas ngjarjeve të ndodhura së fundmi në atë pjesë.
Shpërndaje