Haradinaj: Kurti të jap përgjegjësi dhe llogari pse refuzoi rreshtimin e Kosovës me ShBA

Prishtinë | 03 Maj 2022 | 17:31 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, po thotë se kryeministri Albin Kurti, duhet të japë përgjegjësi që refuzoi rreshtimin e Kosovës me ShBA-në, lidhur me çështjen e largimit të gazit rus.

Sipas tij kjo pikërisht po ndodh kur në Washington DC po mbahet ngjarja më e madhe e largimit të këtij gazi krah shteteve liderë, përcjell klankosova.tv.

”Në këtë kohë kur në Washington DC po mbahet ngjarja më e madhe e largimit nga gazi rus me shtetet lidere në diversifikim të energjisë, Kosova nuk është aty.

Albin ku je ti? Ku është Kosova?

Duhet të japësh përgjegjësi dhe llogari se pse ke refuzuar rreshtimin e Kosovës me ShBA”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme