Haradinaj: Kurtin po e fusin në karantinë politike

Prishtinë | 03 Mar 2020 | 20:48 | Nga Ekonomia Online

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se Kurtin po e fusin në karantinë politike, me veprimet e tij pas heqjes së taksës.

Haradinaj ka thënë se tashmë pozita e Kurtit ka nisur të dobësohet, ndërkohë që Thaçi po përgaditë marrëveshje ta panjohura për Kosovën.

“Zoti Kurti duhet me kuptu që janë duke e futë në karantinë politike dhe është duke u vetëizolu me heqjen e taksës. Presidenti Thaçi një javë ka qëndru në Uashington. Kush e di se çfarë turizmi ka bërë atje”, ka thënë ai në Rubikon të KTV-së.

Ai ka theksuar se më mirë është të rrëzohen qeveritë se të dëmtohet shteti me heqjen e taksës.

“Nëse heqet taksa, me çfarë instrumenti mund ta kushtëzosh Serbinë. Kurgjë është me u rrëzu 100 qeveri, vetëm sa të mos dëmtohet shteti”, ka theksuar ai.

Haradinaj ka thënë se mbajtja e taksës nuk e dëmton raportin e Kosovës me SHBA-në.

Të ngjashme