Haradinaj-Kurtit: Lajmi i ditës do të ishte “nuk do të ketë shtrenjtim të rrymës në Kosovë”

| 23 Jan 2022 | 13:47 | Nga

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar për rikthimin në prodhim të Bllokut B, duke thënë se lajmi i ditës do të ishte “nuk do të ketë shtrenjtim të rrymës në Kosovë”.

Haradinaj i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, duke i thënë se nuk është hera e parë që bjen e rikthehet ky bllok.

“Lajmi i ditës do të ishte “nuk do të ketë shtrenjtim të rrymës në Kosovë” e jo u rikthye në prodhim Blloku B! Nuk është hera e parë që bjen e rikthehet ky bllok”, ka shkruar Haradinaj.

“Kryeministri i paska bërë disa pyetje hipotetike: Eh sikur ta kishim të renovuar Kosovën A…eh sikur ti kishim blloqet B-3, B-4… eh sikur… Po paska harru të thotë: eh sikur të mos e kisha bllokuar projektin “Kosova e Re”; eh sikur të mos e kisha refuzuar gazin amerika”, shtoi Haradinaj.

“Po e shkuara është e shkuar. Ai nuk është aty për të vajtuar por për të gjetur zgjidhje. Kryeministër mos e shtrenjto rrymën, e lëri retorikat”.

https://ekonomiaonline.com/politike/kthehet-ne-pune-blloku-b2-kurti-per-cdo-ore-do-ti-paguajme-rreth-50-mije-euro-import-me-pak/?fbclid=IwAR1B61Ll-kNCKis9Fk1jB3t_KOuH7S4Jva0rIvgpAS_yDTHUQnJW7WZkUog
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme