Haradinaj – Kurtit: Në burg ishte dashur të hysh ti, jo ata që po i ndjek

| 15 Mar 2022 | 14:17 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se kryeministri Kurti nuk e ka bërë asnjë përgatitje paraprake për ta tejkaluar krizën e shkaktuar, raporton Ekonomia Online.

Haradinaj ka thënë se për ta mbuluar këtë “marre”, Kurti ka nisur t’i ndjekë disa të tjerë për t’i futur në burg.

“Është dashur ta ketë edhe Kosova një plan. Ju jeni befasuar se u janë rritur çmimet në vendin tuaj. Jeni zgjuar një mëngjes dhe e keni gjet litrin e vajit 3,49 e pastaj për ta mbuluar atë marre je duke i ndjekë do, je tu dasht me i shti në burg do”.

“Për me hi në burg ishte dashur të hyjë kryeministri jo ata që po i ndjek sot, se asnjë përgatitje paraprake nuk e ke bërë si ta tejkalosh këtë krizë. Është e palogjikshme qasja juaj e tillë”, ka thënë Haradinaj gjatë seancës së jashtëzakonshme për ngritjen e çmimeve.

Të ngjashme