Haradinaj-Kurtit: Nëse s’e tërheqë këtë buxhet, u sugjeroj qytetarëve të komunave të dëmtuara të të shpallin “non-grata”

Prishtinë | 14 Dhj 2023 | 13:34 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, e ka quajtur skandaloz buxhetin e shtetit për vitin 2024, raporton Ekonomia Online.

Haradinaj ka thënë se diskriminimi që kryeministri Kurti u ka bërë Komunave që nuk udhëhiqen nga Vetëvendosje, nuk ka ndodh as në kohën e Rankoviqit.

“Në Kuvendin e Kosovës është nxjerrë për miratim Buxheti më skandaloz që ka pasë Kosova ndonjëherë. Diskriminimi që u ka bërë Albin Kurti komunave që nuk janë nën qeverisjen e partisë së tij, nuk ka ndodhur as në kohën e Rankoviqit. Me këtë buxhet Albin Kurti i ka shpallë luftë të hapur qytetarëve të këtij vendi, duke ja u pakësu edhe bukën”, ka thënë Haradinaj.

“Haradinaj i ka bërë thirrje kryeministrit Kurti që tya tërheq buxhetin sa nuk ka filluar padëgjueshmëria qytetare. Kryeministër, tërhiqe këtë buxhet sa nuk je përballur me padëgjueshmëri qytetare. Nëse nuk e tërheqë këtë buxhet, u sugjeroj qytetarëve të komunave të dëmtuara, të të shpallin “nongrata”!”, është shprehur Haradinaj.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid0GKuwrov8zyhTBB5er1FgjBgJSgMVpx4YiXbaK82UH1ZGdRw6xvSM6Bzqs6opP4Wjl&id=100044440716038

Të ngjashme