Haradinaj: Lamtumira e fundit për Hekuran Hoxhën – Kanin

Prishtinë | 30 Jan 2026 | 15:04 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të kolegut Hekuran Hoxha – Kani.

“Familjes Hoxha, miqve dhe kolegëve, iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe uroj të gjejnë forcë e durim për ta përballuar këtë dhimbje të madhe.
Kani, u prehtë në paqe!”, ka shkruar Haradinaj.

Të mërkurën pasdite, në Veternik të Prishtinës u gjet pa shenja jete në veturën e tij Hekuran Hoxha, kandidat i AAK-së për deputet në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Policia e Kryeqytetit njoftoi dje për rastin.

“Rreth orës 15:00 kemi pranuar informatën se një person pa shenja jete gjendet në një automjet në Veternik në Prishtinë”.

“Vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje. Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, tha Policia.

Të ngjashme