Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në zbulimin e pllakës përkujtimore në Bubavec dhe në akademinë përkujtimore në Malishevë në përvjetorin e përjetësimit të patriotit Liman Aziz Kryeziu.
Haradinaj ka thënë se Liman Kryeziu përfaqëson qëndresën heroike të popullit tonë përballë shtypjes sistematike jugosllave.
“Me zbulimin e pllakës përkujtimore në Bubavec dhe akademinë përkujtimore në Malishevë, ruajmë gjallë kujtimin e patriotit Liman Aziz Kryeziu i cili u martirizua në qelitë e errëta të burgut të Nishit. Liman Kryeziu përfaqëson qëndresën heroike të popullit tonë përballë shtypjes sistematike jugosllave. Flijimi i tij në vitin 1947 na kujton se rruga drejt lirisë është shtruar me sakrifica të mëdha”, ka thënë Haradinaj.