– –
Shumë qytetarë janë ankuar se këtë muaj, faturat e rrymës, i’u kanë shkuar më të larta se zakonisht.
Ata kanë deklaruar se edhe pse kanë shpenzuar njëjtë me dhjetorin e vitit të kaluar, kësaj radhe ato kanë ardhur të ‘fryra’.
Në lidhje me këtë çështje ka reaguar ish-deputeti, njëherësh zyrtar i AAK-së, Daut Haradinaj,sipas Blic.
Haradinaj tha se kjo dëshmon qartë se ‘mafia energjitike me qendër në Serbi po lulëzon financiarisht nga xhepat e qytetarëve’.
Ai tha se kjo është arsyeja e anulimit të ‘Kosova e Re’ për t’i lejuar Serbisë dominimin energjitik në kurriz të qytetarëve.
“Kjo dëshmon qartë se mafia energjetike me qendër në Serbi po lulëzon financiarisht nga xhepat e qytetarëve tanë”
“Kjo ishte edhe arsya e anulimit të ‘Kosovës së Re’, duke ja lejuar Serbisë dominimin energjetik në kurriz të qytetarëve të Kosovës”, tha Haradinaj.
Në lidhur me situatë të krijuar kanë reaguar edhe Zyra e Rrgullatorit të Energjisë (ZRrE).
Ata kanë potencuar se nuk ka rritje të çmimit të enrgjisë elektrike dhe se deri tani nuk kanë pranuar ndonjë ankesë nga konsumatorët.
“