Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka marr pjesë në ceremoninë e zbulimit të shtatores së xhudistes, Majlinda Kelmendit.
Haradinaj përmes nj njoftimi në FCB ka thënë se Majlinda, së bashku me trajnerin Driton Kuka dhe gjithë ekipi i xhudos, përmes punës së tyre të shkëlqyeshme, u bënë shtyllat më të forta të krenarisë dhe identitetit tonë shtetëror.
Ky është statusi i tij i plotë:
Kënaqësi e veçantë të isha pjesëmarrës sot në Pejë gjatë zbulimit të shtatorës së kampiones Olimpike e europiane, Majlinda Kelmendi, triumfet e së cilës u shndërruan në fitore të jashtëzakonshme për Kosovën. Majlinda, së bashku me trajnerin Driton Kuka dhe gjithë ekipi i xhudos, përmes punës së tyre të shkëlqyeshme, u bënë shtyllat më të forta të krenarisë dhe identitetit tonë shtetëror. Gjithnjë në mbështetje të yjeve tanë sportivë. RH