Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, mbështet protestën që do të mbahet të dielën në Hagë.
“Këtë të diel, më 14 shtator, bashkatdhetarët tanë në mërgatë dhe organizatat e dala nga lufta, protestojnë në Hagë për drejtësi.
Qëndroj fuqishëm krah kësaj proteste dhe përpjekjes së drejtë për t’i thënë botës se lufta jonë ka qenë çlirimtare dhe e drejtë”, shkroi në Facebook, Haradinaj.