Haradinaj mbështet protestën studentore për mbrojtjen e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut

Prishtinë | 04 Qer 2026 | 11:26 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se mbështesin protestën e Këshillit Studentor të Fakultetit të Filologjisë në mbrojtje të përdorimit të gjuhës shqipe në provimet shtetërore në Maqedoninë e Veriut, e cila do të mbahet të premtën në Prishtinë.

Përmes, një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Haradinaj ka thënë se e drejta themelore për përdorimin e gjuhës shqipe, e garantuar me Kushtetutë, është e pacenueshme dhe nuk duhet të vihet në pikëpyetje nga askush. Çdo përpjekje për ta cenuar atë përbën shkelje të rëndë të të drejtave themelore.

Postimi i tij i plotë:

Mbështesim protestën e studentëve në kërkesat e tyre të drejta për mbrojtjen e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut. Nesër, në ora 14:00, në Prishtinë.

E drejta themelore për përdorimin e gjuhës shqipe, e garantuar me Kushtetutë, është e pacenueshme dhe nuk duhet të vihet në pikëpyetje nga askush. Çdo përpjekje për ta cenuar atë përbën shkelje të rëndë të të drejtave themelore.

Jemi krah studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, në kërkesat e tyre të drejta dhe legjitime.

Ish-kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se mbështesin protestën e Këshillit Studentor të Fakultetit të Filologjisë në mbrojtje të përdorimit të gjuhës shqipe në provimet shtetërore në Maqedoninë e Veriut, e cila do të mbahet të premtën në Prishtinë. Përmes, një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Haradinaj ka thënë se e drejta themelore për përdorimin e gjuhës shqipe, e garantuar me Kushtetutë, është e pacenueshme dhe nuk duhet të vihet në pikëpyetje nga askush. Çdo përpjekje për ta cenuar atë përbën shkelje të rëndë të të drejtave themelore. Postimi i tij i plotë: Mbështesim protestën e studentëve në kërkesat e tyre të drejta për mbrojtjen e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut. Nesër, në ora 14:00, në Prishtinë. E drejta themelore për përdorimin e gjuhës shqipe, e garantuar me Kushtetutë, është e pacenueshme dhe nuk duhet të vihet në pikëpyetje nga askush. Çdo përpjekje për ta cenuar atë përbën shkelje të rëndë të të drejtave themelore. Jemi krah studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, në kërkesat e tyre të drejta dhe legjitime.

Të ngjashme