Haradinaj: Me krenari kujtojmë heronjtë e betejës së Rogovës së Hasit

Prishtinë | 29 Jan 2026 | 13:55 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar heronjtë e betejës së Rogovës së Hasit duke thënë se rënia e tyre ishte goditje e madhe, por nuk u thyen.

“Sot, me krenari kujtojmë heronjtë e betejës së Rogovës së Hasit. Më 27, 28 dhe 29 të vitit 1999, luftëtarë të zotë të UÇK-së që i njoha në frontet e luftës dhanë jetën për lirinë e Kosovës. Në rrugëtimin e tyre për të siguruar armatim për bashkëluftëtarët, u përjetësuan burra elitarë që i kisha përkrah në shumë beteja: Agron Rama, Agim Zeneli, Sejdi Rama, Agush Gjocaj, Bahtiar Morina, Daut Kelmendi, Emrush Çetaj, Gaspër Karaqi, Gëzim Ademaj, Hamdi Berisha, Haxhi Kleçka, Ilir Merturi, Kasim Shala, Luan Smajli, Memë Lleshi, Prend Lleshi, Naim Dreshaj, Naim Gashi, Sahit Krasniqi, Valon Gashi dhe Vesel Avdyli. Në përpjekje për të shpëtuar luftëtarët e plagosur, u flijuan edhe rogovasit: Rrustem Morina me djemtë Selmanin, Muhametin e Nusretin, Ibrahim Kryeziu, Xhevdet Berisha, Zyber Shala, Adem Shala dhe Rifat Shala”, ka shkruar Haradinaj.

Haradinaj tutje thotë se ata nuk u thyen.

“Në nderim të veprës së tyre heroike, bëmë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Kodrën e Kuqe në Klinë, e po ashtu bëmë rivendosjen e pllakës përkujtimore të dëshmorit Ilir Merturi. Rënia e tyre ishte goditje e madhe, por nuk u thyem. Përkundrazi, e vazhduam luftën duke jetësuar amanetin e këtyre trimave, të cilët sot prehen në paqe në Kosovën e lirë! Faleminderit për shërbimin ndaj Atdheut!”, ka shkruar ai.

Të ngjashme