Haradinaj: Me Zenun Elezaj, Klina do të jetojë me dinjitet

Prishtinë | 20 Sht 2021 | 18:42 | Nga Ekonomia Online

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj u është drejtuar qytetarëve të Klinës për punën e kryetarit Zenun Elezaj. 

”Me Aleancën, Klina e ka pa dritën, e ka pa punën e njerëzve të mirë edhe vërtetë me punën e kryetarit Zenun Elezaj po dëshmohet për ditë se jo vetëm që bëhet vend i jetueshëm por do të jetohet me dinjitet,” ka theksuar ai.

Haradinaj ka bërë thirrje që të votojnë listën e dëshmuar të Aleancës.

”Sot ju drejtohem që të bëni zgjidhjen e duhur, me 17 Tetor votoni njeriun e dëshmuar, njeriun e vlerave, njeriun tuaj dhe listën e dëshmuar, listën e vlerave të Aleancës, numrin 121.”

Fjala e plotë:
Të dashur qytetarë të Klinës, po ju drejtohem prej këtij parku të bukur në Klinë i cili vërtetë është tregues për punën e mirë të kryetari Zenun Elezaj dhe bashkëpunëtorëve të tij.
Klina është vatër e vlerave edhe kombëtare edhe fetare por edhe e resurseve të mëdha ekonomike. Me Aleancën, Klina e ka pa dritën, e ka pa punën e njerëzve të mirë edhe vërtetë me punën e kryetarit Zenun Elezaj po dëshmohet për ditë se jo vetëm që bëhet vend i jetueshëm por do të jetohet me dinjitet.
Sot ju drejtohem që të bëni zgjidhjen e duhur, me 17 Tetor votoni njeriun e dëshmuar, njeriun e vlerave, njeriun tuaj dhe listën e dëshmuar listën e vlerave të Aleancës, numrin 121.
Suksese e na priftë e mbara Klinë!

Të ngjashme